Ekipet e deminimit të FSK-së kanë larguar një mjet të dyshimtë te Prishtina e Re, atje ku prej mbrëmë u ngritën dyshimet për shpërthim teksa po kryheshin disa gërmime.
Në monitorim të KFOR-it finlandez dhe Policisë së Kosovës, sot ky mjet është larguar nga njësia e deminimit, që kanë udhëhequr operacionin, raporton Klankosova.tv
Detaje lidhur me këtë rast ka dhënë gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj.
Ajo ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një raketë, që ka vlerën e rreth 200 mijë dollarëve, ndërsa e njëjta është përdorur për gjuajtje ndaj mbrojtjeve ajrore dhe antenave.
“Mund të konfirmojmë se pak minuta më herët është bërë edhe tërheqja e mjetit e cila dyshohet të jetë raketë e NATO-s e shfrytëzuar gjatë luftës së fundit në Kosovë”, tha ajo.















