Fermerët e qumështit po protestojnë sot para Ministrisë së Bujqësisë, duke kërkuar zgjidhje urgjente për situatën që, sipas tyre, po i çon fermat drejt falimentimit.

Ata kanë paraqitur tri kërkesa kryesore: “Rifillimin e menjëhershëm të grumbullimit të qumështit; Publikimin urgjent të rezultateve, në mënyrë që të hiqen dyshimet mbi produktet vendore; Kthimin e çmimit të mëparshëm të qumështit, për të shmangur falimentimin e fermave”, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë protestës, fermerët kanë kërkuar që shteti t’i trajtojë me dinjitet dhe respekt.

Në protestë, ata po marrin pjesë me mjete bujqësore dhe cisterna të qumështit.

Fermerët i reagojnë ministrit Muja: Qumështi i Vitës është i Kosovës, jo i Serbisë

Njëri prej tyre, në fjalën që ka marrë i është kundërpërgjigjur ministrit në detyrë, Armend Muja, duke i thënë se “Qumështi Vitës është i Kosovës, jo i Serbisë”, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa të njëjtit, kanë theksuar se po gjykohen padrejtësisht kinse po helmojnë popullin e vet.