Policia Rajonale e Ferizajt nga 4 deri më 10 maj të këtij viti, ka intensifikuar kontrollet në trafik me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.
Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë shqiptuar gjithsej 1477 gjoba ndaj shoferëve të cilët janë kapur duke qarkulluar në kundërshtim me rregullat dhe ligjet e komunikacionit rrugor, transmeton Klankosova.tv.
Llojet e kundërvajtjeve:
Tejkalim i shpejtësisë – 338 gjoba
Parking i parregullt – 215 gjoba
Xhama të errësuar – 146 gjoba
Mosrespektim i shenjave të komunikacionit – 92 gjoba
Mosmbajtje e distancës mes automjeteve – 75 gjoba
Përdorim i telefonit gjatë vozitjes – 70 gjoba
Mospërdorim i dritave – 66 gjoba
Kalim i afatit të regjistrimit – 54 gjoba
Kundërvajtje të tjera – 421 gjoba
Në komunikatë, policia pati një apel për qytetarët.
“Ngasja e papërshtatshme dhe mosrespektimi i rregullave të trafikut rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e drejtuesve të automjeteve dhe të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Respektoni kufizimet e shpejtësisë, përshtatni ngasjen me kushtet e rrugës dhe tregoni kujdes maksimal gjatë vozitjes. Një moment pakujdesie mund të ketë pasoja të rënda për jetën. Policia njofton se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore”.















