Një rrahje mes disa personave ka ndodhur sot në Skenderaj, te Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina”.
Sipas burimeve të SkenderajLive, në rrahje janë përfshirë disa persona, ku njëri prej tyre ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është transferuar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës për trajtim të mëtejmë shëndetësor, pasi ndihma e parë iu dha në QKMF-në në Skenderaj.
Portali ka tentuar të kontaktojë Policinë e Kosovës, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.















