Një shumë e madhe parash është zhdukur nga një shtëpi në Istog, duke ngritur dyshime dhe hetime intensive nga Policia, mëson Sinjali.
Ngjarja është raportuar më 2 maj 2026, në fshatin Dobrushë, ku viktima S. Destanovic, 70-vjeçar, ka deklaruar se nga një dhomë e shtëpisë së tij i janë vjedhur rreth 80 mijë euro para të gatshme.
Pas pranimit të informatës, në vendngjarje kanë dalë njësitë policore, hetimet, krim-teknika, hetimet rajonale nga Peja si dhe njësia K-9, të cilat kanë ndërmarrë veprime për zbardhjen e rastit.
Sipas deklarimit të të dëmtuarit, dyshimet e tij bien mbi një grua, Elisa Crnovranin, 45-vjeçare, e cila sipas tij mund të ketë lidhje me rastin.
Megjithatë, e njëjta ka deklaruar se nuk ka qenë në shtëpinë e ankuesit që nga dita e hënë dhe se për rastin ka mësuar vetëm pasi ankuesi kishte shkuar te ajo. Shtëpia e saj në Vrellë është bastisur në kuadër të hetimeve.
Në konsultim me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa dëshmitarja është liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet janë në vazhdim.















