Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka caktuar 12 tetorin, si datën kur do të mbahen zgjedhjet lokale.
Lidhur me këtë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka mbajtur mbledhje ku anëtarët morën vendim për caktimin e afateve dhe ka miratuar planin e aktiviteteve për organizimin e këtyre zgjedhjeve.
Aty u caktua qѱ periudha e fushatës për partitë politike dhe kandidatët e certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje është caktuar të bëhet nga 13 shtatori, deri me 12 tetor.
Derisa, KQZ-ja bëri të ditur se partitë kanë kohë të deklarohen për formimin e koalicioneve nga data 9 qershor, deri me 23 qershor.
Ndërsa afati për aplikimin e partive politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve është nga 26 qershor deri me 13 gusht.