E para e shtetit, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentit.

Në njoftimin e fundit, Osmani bëri të ditur se ky veprim erdhi pas dështimeve të njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentes/it.

Këto amendamentet ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011.

Postimi i plotë:

ZGJEDHJE TË DREJTPËRDREJTA PËR PRESIDENT!

Duke parë dështimet e njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentes/it, sapo kam proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentit/es, të cilat ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011.

I ftoj të gjitha partitë politike që të votojnë këto amendamente kushtetuese.