Një person ka rënë nga lartësia e një ndërtese në Bresje të Fushë Kosovës.

Siç mëson Klankosova.tv, nga kati i nëntë i ndërtesës ra një grua që është e moshës 40 vjeçare.

“Këtu është një person, është ra prej katit të nëntë. Është femër, ende nuk e kemi identitetin e saj dyshohet që është e moshuar rreth 40 vjeçare”, tha burimi për Klankosova.tv

Klankosova.tv është në përgjigje të policisë së Kosovës lidhur me rastin.