Mediat raportuan për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur sot në Skenderaj, ku një i ri ra nga lartësia e një ndërtese banesore.

Siç mësoi Sinjali, bëhet fjalë për Fidan Mulajn, 26-vjeçar nga fshati Runikë, i cili jeton në rrugën “17 Shkurti” në Skenderaj. Ai dyshohet se ka rënë nga kati i 8-të i banesës, nga ballkoni, duke përfunduar në tokë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrie Pllana, tha se njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, mirëpo pas një kohe të shkurtër, nga ekipi mjekësor ishte konfirmuar se personi 27-vjeçar, si pasojë e lëndimeve të pësuara kishte humbur jetën.