Kërkimet për varreza masive të dyshuara në Zubin Potok po vazhdojnë edhe sot, disa ditë pasi autoritetet nisën veprimet në terren në kuadër të hetimeve për krime lufte.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës kanë vazhduar punën në terren, ndërsa sot kanë operuar në lokacionin e tretë, raporton Klankosova.tv.

Hetuesit e rastit, thuhet se kanë njoftuar prokuroren Florije Salihu-Shamolli lidhur me gjetjet dhe rezultatet e deritanishme nga kërkimet.

“Në këtë lokacion janë duke u zhvilluar ekzaminimet dhe procedurat e nevojshme hetimore, në koordinim të plotë ndërmjet Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, dhe insitucioneve të tjera kompetente, me qëllim zbardhjen e të gjitha rrethanave. Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, mbeten të përkushtuara për zbardhjen e plotë të këtij rasti, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjin dhe në koordinim të ngushtë ndërinstitucional”, thuhet në njoftim