Një ngjarje e rëndë është raportuar në rrugën “Durmish Asllani” në Prizren, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një sulmi me thikë, mëson Sinjali.
Sipas burimeve, rasti ka ndodhur pas një përleshjeje mes disa personave, ku i dyshuari përfshirë në rast dyshohet të jetë Ferdi Mazreku.
Viktima ka pësuar lëndime nga mjeti i mprehtë dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij nuk është bërë ende e ditur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policia e Kosovës dhe hetuesit rajonalë, të cilët kanë siguruar zonën dhe kanë nisur grumbullimin e provave materiale.
Po ashtu, është njoftuar edhe Prokuroria e Shtetit, me urdhër të së cilës kanë nisur veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit.
Sipas informacioneve të para, motivi i përleshjes dyshohet të jetë një mosmarrëveshje e çastit, por hetimet janë në fazë fillestare















