Një person ka gënjyer se ia kishin vjedhur 400 euro sa ishte në xhami.
Policia e zbuloi se ai kishte gënjyer.
Njoftimi i plotë:
Lajmërim apo kallëzim i rremë në Kaçanik
Me datën 20.05.2025 në stacionin policor në Kaçanik është raportuar një rast vjedhjeje nga personi N. S, i cili pretendonte se më 18.05.2025, në ambientet e Xhamisë së qytetit në Kaçanik, nga portofoli i tij i ishin vjedhur 400 euro.
Njësia e hetimeve nën autorizim të prokurorit të shtetit ka nisur hetimet dhe më 22.05.2025, gjatë shikimit të kamerave të sigurisë, nuk është vërejtur asnjë person tjetër që të kishte hyrë në vendin, ku thuhej se kishte ndodhur vjedhja.
Pas ftesës për intervistim shtesë, ankuesi pranoi se e kishte inskenuar rastin dhe se nuk kishte ndodhur ndonjë vjedhje.
Në konsultim me prokurorin e rastit, u vendos që ankuesi të intervistohej si i dyshuar dhe ndaj tij u iniciua procedurë penale për veprën “Lajmërim apo kallëzim i rremë”.