Në tentativë për zjarrëvënie ka pasur të martën rreth orës 16:00 në objektet e Ndërmarrjes “Trainkos” Sh.A, konkretisht në pikën e furnizimit me naftë brenda Parkut të Lokomotivave.

Kështu bëhet e të ditur për Telegrafin nga ndërmarrja “Trainkos”.

“Të martën, rreth orës 16:00, është raportuar për një tentativë për zjarrvënie në objektet e Ndërmarrjes ‘Trainkos’ Sh.A., konkretisht në pikën e furnizimit me naftë brenda Parkut të Lokomotivave. Njësitet e zjarrfikësve kanë reaguar me shpejtësi dhe kanë arritur të lokalizojnë zjarrin, duke parandaluar një katastrofë të mundshme me pasoja serioze për njerëzit dhe infrastrukturën”, thanë nga kjo ndërmarrje.

Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se personi përgjegjës për zjarrvënie mund të jetë një i punësuar i kësaj ndërmarrjeje.