Deputeti Faton Peci është deklaruar për debatin e fundit rreth një telefonate mes Glauk Konjufcës dhe Gani Gecit.
Ai tha se nuk e di se a ka ndodh telefonata por ka respekt për familjen Geci.
Peci ka shtuar se nuk është pjekuri politike që mesazhet dhe thirrjet telefonike të shfaqen në media.
“Nuk e di a ka ndodh telefonata, por sido të jetë kam respekt për familjen Geci. Një mesazh miqësor për z.Geci. Komunikimet që ndodhin edhe me SMS edhe me thirrje telefonike në politikë, nuk është pjekuri politike që të gjitha të shfaqen në media. Qe une po iu tregoj, mundeni edhe me pyet z.Geci a i ka dërgu dikujt nga koalicinoi LVV-Guxo-Alternativa ndonjë SMS ku e ka shpreh simpatinë dhe vullnetin e tij që të ketë një partneritet. Pas procesit zgjedhor, vetëm me i tregu që nuk dilet në publik kur pranon thirrje telefonike”.