Të shtëna me armë janë raportuar në një kafiteri në rrugën “28 Nëntori” në Skenderaj.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policia e Kosovës si dhe ambulanca.
Portali ka kontaktuar me Policinë për të marrë më shumë informacione lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë përgjigje.















