Policia ka konfirmuar vdekjen e një personi pas të shtënave me armë zjarri sonte në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Enis Pllana, zëdhënës në policinë e Prishtinës tha për Express se rasti është duke u hetuar.

“Rreth orës 20:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë.  Njësitet policore dhe ekipi mjekësor, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi (mashkull). Policia në koordinim me prokurorinë ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Pllana.