Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, u është përgjigjur zyrtarëve të LDK-së, të cilët e kanë “thumbuar” Memli Krasniqin për takimin e sotme me Albin Kurtin.

Ai ka bërë me dije se takimet me kundërshtarët politikë janë fushëbetejë që nuk duhet të shmangen.

Në profilin e tij në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se shmangia të bën të dukesh i dobët.

“Takimet me kundërshtarët politikë, për ata që merren me politikë, janë fushëbeteja që nuk guxojnë të shmangen. Shmangia të bën të dukesh i dobët. Edhe sot, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e bëri të qartë se jemi këtu dhe nuk bëjmë asnjë kompromis në dëm të qytetarëve të Kosovës. PDK është e vendosur ta bëjë Kosovën #MaMirë – dhe këtë do ta arrijmë me Bedri Hamzën si Kryeministër”, ka shkruar Tahiri.