Rreth një javë pas sulmit të veturës së ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK, Osman Hajdari, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kanë arrestuar të dyshuarin kryesor të këtij sulmi.

Lajmin e ka bërë të ditur prokuroria përmes një njoftimit për media, raporton Arbresh.info.

  FOTO NGA VENDI I NGJARJES 30.04.2025

Sipas njoftimit, i dyshuari me iniciale B. K është nga Podujeva dhe po dyshohet për tre vepra penale, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 par. 2 të KPRK-së, Zjarrvënia” nga neni 322 par. 2 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par 1 të KPRK-së.“Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Policinë e Kosovës ka arrestuar një person B.K. në Podujevë i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 par. 2 të KPRK-së, Zjarrvënia” nga neni 322 par. 2 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par 1 të KPRK-së, i cili ka ndodh me datë 30.04.2025 në oborrin e QKUK-së, kundër veturës se UD Drejtorit të QKUK-së, operacioni policor në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e shtetit është duke vazhduar në mënyrë të intensifikuar në disa lokacione të ndryshme për mbledhjen e provave për hetimin e të gjitha rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.