Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar për një pajisje të vendosur në qendër të qytetit.

Muharremaj tha se stacioni i mençur ofron WiFi falas, karikim për telefon, tablet apo edhe trotinet elektrik.

“Ofron ndriçim modern për siguri dhe stil, kamera për siguri 24/7, ekran për informata të rëndësishme dhe më e mira, përdor energji diellore – 100% eko”, shkroi Muharremaj, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, kreu i Suharkës tha se teknologjia është mjeti, ndërsa rinia është forca.