Deputetët e zgjedhur më 9 shkurt do të mblidhen sërish sot në Kuvendin e Kosovës në përpjekjen e 30-të për konstituimin e Legjislaturës së nëntë.

Nën drejtimin e kryesuesit Avni Dehari të hënën vijuan punimet e seancës konstituive të Kuvendit, me pikën e mbetur të rendit të ditës, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

Kryesuesi Dehari kërkoi sërish nga subjektet politike që nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me votim të fshehtë (PDK, LDK, Lista serbe dhe AAK-Nisma), që ta bëjnë këtë. Nga subjektet e lartpërmendura nuk u deklarua askush.

Më pas përbërja e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, u hodh në votim.

Me 53 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi nuk pati kuorum për vendimmarrje.

Kryesuesi i seancës paralajmëroi vazhdimin e saj të mërkurën, më 11 qershor, në orën 11:00.

Ngërçipresidentja me draft  do  mund  adresohej  Kushtetuese

Sa i përket Gjykatës Kushtetuese, ekipi ligjor Presidentes ka përgatitur një draft.

“Sa i përket Gjykatës Kushtetuese, ekipi ligjor Presidentes ka përgatitur një draft të lëndës që do të mund të adresohej në Kushtetuese, mirëpo jemi në pritje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese rreth pranueshmërisë së kërkesës së dërguar nga AAK-ja, sepse kjo pastaj mund t’i sqarojë edhe çështjet e pranueshmërisë së një çështjeje që do të referohej nga Presidentja. Pra nuk është fjala për meritat e çështjes, por vetëm për anën procedurale, pra pranueshmërinë”, tha për RTKlive Bekim Kupina, këshilltar i Presidentes.

Kupina, thotë se pas takimit të mbajtur më 15 maj 2025, i cili ishte takimi i parë konsultativ, presidentja i ka ftuar sërish liderët e partive politike në një takim të dytë konsultativ, kësaj here për çështjen e organizimit të zgjedhjeve lokale.

“Gjatë këtij takimi të dytë, Presidentja e ka përsëritur në mënyrë të drejtpërdrejtë ftesën e saj që, nëse partitë politike kanë interes për konsultime shtesë lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ajo është e gatshme të zhvillojë takime të veçanta me secilin prej tyre. Ftesa e Presidentes vlen ende, nëse për një gjë të tillë kanë interesim liderët e partive politike”, tha Kupina.