Eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje janë organizuar për të sulmuar raportin e Reporterëve pa Kufij, meqë ky raport ka nxjerrë në pah një rënie drastike të Kosovës sa i përket indeksit të lirisë së medias, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë në vitin 2023, kur Kosova kishte pasur progres në të njëjtin raport, kryeministri në dorëheqje Albin Kurti e kishte shpërndarë në profilin e tij në “X” për t’u lavdëruar.

“Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ne jemi krenarë të njoftojmë se sipas Reporterëve pa Kufij, Kosova përmirësoi pozicionin e saj me 22 vende në 2 vjet për mjedisin e saj gazetaresk. Një shtyp i lirë dhe i pavarur do të mbetet gjithmonë një shtyllë e rëndësishme e demokracisë dhe e vendit tonë”, kishte shkruar Kurti në vitin 2023.

Raportimi i vitit 2023