Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale për t`u intervistuar në lidhje me hetimet rreth dhënies me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore nga Ministria e Bujqësisë.
Pamjet që ka siguruar gazeta Nacionale, ai në prokurori është paraqitur i shoqëruar me një person tjetër.
Deputeti Faton Peci në një intervistë në media implikoi Bislimin për çështjen e funksionalizimit të Fabrikës së Mbetjeve Shtazore.
“Më ka ftuar në zyre dy herë për këtë temë edhe bashkë me stafin që merret me vlerësimin e mekanizmave evropian dhe e ka ngritë shqetësimin që nuk mundemi me vazhdu me lanë Kosovën në pikën ku ne vazhdojmë me pas një prej vërejtjeve kryesore, mos funksionalizmin e fabrikës…më ka thirrë për herë të dytë, kam shku bashkë me kryeshefin. Zv/kryeminsitri Besnik Bislimi ka thënë nuk është e rëndësishme sa ka me pasë kosto financiare, e rëndësishme është me i trajtu mbetjet shtazore” – deklaronte ministri Peci më 16.05.2025.