Haxhiu thotë se seanca për Presidentit mund të vazhdojë nëse plotësohen kushtet

Është ndërprerë seanca për zgjedhjen e Presidentit të vendit, pasi nuk ka pasur kuorum.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu pas ndërprerjes u shpreh se kjo seancë mund të vazhdojë nëse plotësohen kushtet.

“Po e ndërpresë këtë seancë dhe natyrisht që do ta vazhdojmë nëse plotësohen kushtet”, tha ajo.


S’ka kuorum, nuk vazhdohet me votim për Presidentin

Është ndërprerë seanca për votimin e Presidentit, në mungesë të kuorumit.

Në sallë kanë qenë të pranishëm vetëm 66 deputetë me ç’rast kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka njoftuar se me seanca të tjera mund të vazhdohet nëse plotësohen kushtet.


Emërohen anëtarët për Komisionin Zgjedhor për Zgjedhjen e Presidentit

Është votuar në Kuvend për emërimin e Komisionit Zgjedhor për Zgjedhjen e Presidentit.

Të pranishmit kanë votuar pro dhe ky komision është emëruar.

Anëtarë të këtij komisioni janë Sali Syba dhe Emilia Rexhepi.


Seanca për Presidentin, kutia e votimit vendoset në sallë

Kutia e votimit  tashmë është dërguar në sallën e Kuvendit të Kosovës ku pritet të zhvillohet procedura e votimit për zgjedhjen e Presidentit.

Të nominuar për këtë post janë dy kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku.


Lumir Abdixhiku tregon se a ka vend Vjosa Osmani në LDK?

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, para nisjes së seancës së jashtëzakonshme për votimin e Presidentit ka thënë se asnjë herë nuk kanë pasur qëndrim refuzues ndaj Vjosa Osmanit.

Ai këtë deklarim e bëri kur u pyet nga gazetarët se nëse shkoni në zgedhje a e pranoni znj.Osmani në Lidhjen Demokratike e Kosovës.

Abdixhiku me këtë rast deklaroi se:

“Këto çështje gjithmonë diskutohen në një të ardhme shumë të afërt. LDK asnjëherë nuk ka pasur asnjëherë qëndrim refuzues ndaj Osmanit edhe për këtë proces”, tha ai.

Në seancën për votimin e Presidentit nuk po merr pjesë LDK-ja.