Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte rreth orës 18:40 në magjistralen Prishtinë-Pejë, në fshatin Zajm të Klinës.

Për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka pohuar se në këtë aksident ishin të përfshira tri vetura, njofton Klankosova.tv.

“Shtatë personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës”, tha Gashi.

I njëjti pohoi se njësitë kompetente të Policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe se janë duke vazhduar hetimet për shkaqet e aksidentit.