In this photo provided by the Kosovo Police, a group of armed, masked men stand in front of the Banjska Monastery in the same village in North Kosovo, on Sunday, Sept. 24, 2023. Kosovo's prime minister on Sunday said one police officer was killed and another wounded in an attack he blamed on support from neighboring Serbia, increasing tensions between the two former war foes at a delicate moment in their European Union-facilitated dialogue to normalize ties. Prime Minister Albin Kurti said "masked professionals armed with heavy weapons" opened fire on a police patrol in the village of Banjska, in Leposavic municipality, 55 kilometers (35 miles) north of the capital Pristina. (Kosovo Police via AP)

Pas dëshmisë së zyrtarit policor Elez Peci në Gjykatën Themelore të Prishtinës për rastin “Banjska”, ka nisur të rrëfehet edhe Avni Shala, poashtu pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Ai ka treguar se si shpërthimi pranë barrikadave me dy kamionë zbardhi rrugën pasi siç tha polici, ishte shumë i fuqishëm.

“Përmes radiolidhjes kemi dëgjuar kolegët e njësisë kufitare që në Banjskë janë vendosur barrikada. Si njësi e trafikut, kam kërkuar nga kolegu im që të shkojmë të shohim sepse kemi vlerësuar që janë pak. Jemi nisur pesë minuta pas tyre, kemi shkuar te barrikada, jemi parkuar në anën e majtë dhe kemi dalë nga automjetet. Kemi filluar të afrohemi, e mbaj mend që vendi ku kanë qenë barrikadat, ka qenë në ndriçim publik, ndërsa pas barrikadës ishin dy kamionë të vendosur në urë në mënyrë paralele, nuk ka pasur ndriçim as në fshatin Banjskë, bile as ndriçim të shtëpive mund të them. Rreshteri sa di unë, ka arritur me biseduar me njësinë kufitare. Rreshteri i vetmi ka qenë i graduar për të parë e dëgjuar dhe të vlerësonte çka tutje. Në ato momente, kolegu Elez Peci ka thënë me zë të lartë “kujdes djema” kjo mund të jetë kurth. Pas 30 sekondash, është dëgjuar një zhurmë si fishekzjarre dhe pastaj një detonim që ka shkaktuar zbardhjen e krejt rrugës”, tha Shala në Gjykatë, njofton Klankosova.tv.

Tutje, zyrtari policor tregoi momentin prekës kur në tokë pa të shtrirë rreshterin e ndjerë, Afrim Bunjakun.

Atë, siç tha Shala, e kishte prekur në këmbë për të parë nëse ishte gjallë, por siç theksoi ai, nuk lëvizi.

“Të shtëna kishte nga të gjitha anët me kalibra të ndryshëm. Kam shikuar kah drejtimi i barrikadës, e kam vërejtur një person të shtrirë, nuk isha i sigurt që ishte rreshteri edhe pse kam pasur dyshime se ishte ai, e kam prekur nga këmbët, por nuk lëvizte. Minuti ishte orë në ato momente. Në spital e mora vesh që rreshteri kishte ndërruar jetë. E mora armën e tij dhe helmetën që ishte plot me gjak dhe u ktheva në stacion”, tha Shala, njofton Klankosova.tv.