Vetëm pesë orë më parë, zjarrfikësit lokalizuan një zjarr që kishte shpërthyer në një objekt, i cili sipas informatave jozyrtare lidhet me Milosh Peroviçin, zyrtar i Listës Serbe dhe kandidat i kësaj partie në zgjedhjet lokale.
Skena e zjarrit këtë mëngjes ishte e rrethuar me shirita të verdhë. Dëmet materiale në ndërtesë janë të dukshme dhe ndihet era e djegies.
Siç u bindëm në terren, në afërsi të objektit ku shpërtheu zjarri është i angazhuar një automjet i Policisë së Kosovës.
Policia ka konfirmuar për Zubin Potok INFO se informacionin për zjarrin e kanë pranuar sot në mëngjes, në orën 04:20.
“Ka djegur kati i parë i shtëpisë, ku ndodhet shtypshkronja. Askush nuk është lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale. Deri më tani nuk ka të dyshuar,” tha Policia e Kosovës për Zubin Potok INFO.














