Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, ka njoftuar ka filluar operacion për kërkim-shpëtim në qytetin e Shtërpcës për gjetjen e 4 motoristëve nga Suhareka.

Në njoftim shtohet se ekipet e SHKKSH janë angazhuar së bashku me Policinë e Kosovës.

‘‘OPERACION i kërkim-shpëtimit

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) ju njofton se kemi filluar një operacion kërkim-shpëtimi në qytetin e Shterrpces për gjetjen e 4 motorristav nga Suhareka.

Ekipet tona janë të angazhuara në terren së bashku me Policinë e Kosovës dhe po punojnë për gjetjen dhe shpëtimin e tyre’’, thuhet në postim.