Një konflikt familjar për çështje pronësore ka eskaluar në përleshje fizike mes dy vëllezërve në Mitrovicë, ndërsa gruaja e njërit prej tyre ka përfunduar e lënduar në spital pasi tentoi t’i ndajë, mëson Sinjali nga burimet.
Ngjarja ka ndodhur më 9 maj 2026 rreth orës 13:45 në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicën e Jugut.
Sipas informatave, Policia kishte pranuar njoftim për një mosmarrëveshje familjare dhe njësitë policore kishin intervenuar menjëherë në lokacion.
Burimet bëjnë të ditur se dy vëllezër, Z. L (33-vjeçar) dhe M. L (35-vjeçar), dyshohet se u përfshinë në rrahje fizike mes vete për shkak të një konflikti pronësor.















