Të paktën 17 persona janë plagosur si pasojë e sulmeve iraniane ndaj Izraelit, sipas shërbimit izraelit të emergjencës, Magen David Adom (MDA).

Në mesin e të plagosurve janë dy persona në gjendje të rëndë dhe dy të tjerë me plagë të moderuara, tha MDA për CNN të premten në mbrëmje, raporton CNNpërcjell Gazeta Express.

Të dhënat nga spitalet individuale sugjerojnë se numri i të plagosurve mund të jetë më i lartë, pasi disa prej tyre ende nuk janë përfshirë në shifrat zyrtare të MDA-së.

Tre spitale – Qendra Mjekësore Tel Aviv Sourasky, Qendra Mjekësore Sheba Tel Hashomer dhe Qendra Mjekësore Rabin – kanë raportuar së bashku një total prej 40 të plagosurish.