Sipas burimeve të “rajonit”  dega e PDK’së në Skenderaj, Sami Lushtaku, pritet të shpall kandidaturën brenda degës për kryetar të Komunës së Skenderajt.

Të njejtat burime të pa konfirmuara thonë së ka disponim nga ana e tij dhe e simpatizanteve të degës për një rikthim të Gjeneral Lushtakut në krye të Skenderajt.

Së ka lëvizje në këtë drejtim është edhe aktivizimi i simpatizanteve dhe shpërndarja me të madhe nëpër rrjete sociale e një citati të thënë nga Lushtaku.

“Jam i vendosur te kthehem si kryetar i Komunës së Skenderajt”, thuhet në citatin e Lushtakut.

Kujtojmë që zgjedhjet lokalet pritet të mbahen në fundvit.

Në garë për Skenderajin, përveç PDK’së, kandidat për kryetar pritet të kenë edhe lista IDEAL dhe Lëvizja Vetëvendosje