Deputetja e PDK-së, Sala Jashari tha se nuk pret diçka ndryshe nga seanca e sotme.
Ajo tha se është e çuditshme fakti se po presin deri në seancën e 30-të për një rezultat që ish dashtë me qenë që në ditën e parë.
“E habitshme se seanca konstituive do të mund të kishte një rezultat pozitiv brenda 5 minutave e kjo çfarë po ndodhë është vërtet një kaos i madh për institucionet. Do të duhej të reflektonin e të kalojmë në fazën tjetër. Kjo çfarë po ndodhë është e habitshme dhe pres të ketë reflektim. Çfarë po ndodhë është përsëritje që është shumë e dëmshme për të gjithë, e për neve s’është fare e lehtë të krijojmë një përsëritje të herë pas hershme brenda 48 orëve”,tha Jashari.
Ajo tha se Dehari po e bën atë që po i kërkon partia.
“Çfarë mund të them është se z.Dehari po e bën at që i kërkon partia e s’ka mundësi tjetër si të kaloj.Do të ishte mirë që dikush ti thotë që e ka mundësin të largohet nga pozita e tij e do të mund të zëvendësohet nga anëtari tjetër i më i vjetër i partisë. Është shqetësuese, por uroj të ketë reflektim”