Veteranët e UÇK-së kanë bllokuar hyrjen e hotelit ku po qëndron kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova.

“Rroftë Hashim Thaçi, UÇK”, janë disa nga fjalët që u dëgjuan teksa i thanë veteranët të cilët janë duke protestuar pas vizitës së Trendafilovas në Kosovës.

Sipas tyre, vizita e saj është e papranueshme dhe fyese për ata që dhanë jetën për liri, njofton Klankosova.tv.

Pos Trendafilovas e cila ka paralajmëruar se pas pak do të mbajë konferencë për media, edhe OVL-UÇK ka njoftuar një të tillë në oborrin e hotelit ku po qëndron kryetarja e Dhomave të Specializuara.