Numri i të vdekurve pas një breshërie të sulmeve iraniane në Izrael është rritur në tre, sipas deklaratave nga shërbimet e urgjencës.
Dy persona humbën jetën dhe 19 të tjerë u plagosën në një sulm me raketa iraniane që goditi pranë shtëpive në Rishon Lezion, në jug të Tel Avivit, sipas një deklarate të përditësuar nga Magen David Adom, agjencia e reagimit emergjent, meqë më herët ishte raportuar për një viktimë, shkruan CNN, transmeton Gazeta Insajderi.
Një person i tretë u vra nga një fragment arme në rënie gjatë një vale të mëparshme sulmesh iraniane gjatë natës së së shtunës.
Gruaja u shpall e vdekur në vendin e ngjarjes në qytetin Ramat Gan, i cili ndodhet në lindje të Tel Avivit, bëri të ditur policia.