Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon të përditësojë të dhënat lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme nacionale.
Bazuar në përditësimin e fundit që mban orën 16:09, mbi 580 mijë qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës.
Në përqindje, pjesëmarrja e deritanishme në procesin zgjedhor është 29,04%.
Klan Kosova po vazhdon me mbulimin e saj maratonik të këtyre zgjedhjeve, që janë të dytat me radhë që mbahen gjatë këtij viti.














