Ish-deputeti i Partisë Guxo dhe kandidati nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka marrë vetëm 173 vota në Skenderaj deri më tani.

Kjo sipas rezultateve të deritanishme, ku janë numëruar 77.46% e votave.

Sipas këtyre rezultateve, duket se kandidati nuk ka gjetur mbështetje të madhe në vendlindje, gjë që me sa duket gjithçka lidhet me deklaratat e tij të mëparshme ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ndërkohë në total, deri tash Geci ka “kapur” 5 mijë e 385.