Ka dështuar edhe sot për herë të 30`të seanca e Kuvendit të Kosoëvs për të konstituar Kuvendin, raporton Periskopi.
Skenari ka qenë i njejtë ku sërish ka dështuar formimi i komisionit për votim të fshehtë për propozimin e VV`së që Albulena Haxhiu të zgjedhet kryetare e Kuvendit përmes këtij procesi.
Seanca është ndërperë për të vazhduar të premten në orën 11:00.
Kjo procedurë po vazhdon cdo 48 orë përderisa ka në gjykatën Kushtetuese një kërkesë të AAK`së dhe disa deputetëve në mënyrë që të dilet nga ngërçi i krijuar tash e 4 muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurti.