Gjykata Themelore në Prishtinë e ka refuzuar padinë e grupit “Asnjë Cent Më Shumë” ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, rreth shtrenjtimit të rrymës për 16 përqind.
Kjo është bërë e ditur nga avokati Ardian Bajraktari përmes një njoftimi në Facebook, transmeton Klankosova.
“Kam pranuar Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin refuzohet kërkesa për sigurimin e Padisë tonë ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).Tashmë, gati është Ankesa për Gjykatën e Apelit ndaj këtij Aktvendimi”.
“Beteja ligjore kundër vendimit të ZRrE-së për ngritjen e çmimit të energjisë vazhdon!”, shkruan ai.
Padia ishte dorëzuar më 2 maj.