Ka nisur sot seanca gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Në sallën e gjyqit, nën masa të rrepta sigurie dhe me pranga në duar, janë futur tre të akuzuarit, Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës dhe i dyshuar për organizimin e vrasjes, si edhe Granit Plava e Kushtrim Kokalla, të dyshuar për përfshirje në këtë krim.

Seanca ka filluar pak minuta me vonesë si shkak i vonesave të avokatëve të të akuzuarit, Naim Murselit.