Ekipi i Klan Kosovës ka raportuar sot gjatë gjithë ditës për rastin në Emergjencën e Ferizajt, ku dyshohet se një nënë ka privuar nga jeta foshnjën e saj të porsalindur.
Në një moment gjatë raportimit nga Prelezi i Muhaxherëve, ekipi i Klanit është sulmuar, ku një person ka thyer kamerën e tyre.
“Kemi raportuar gjatë tërë ditës, kanë ardhur këtu dhe e kanë thyer komplet kamerën e televizionit. Një veturë u ndal para veturës sonë, një person doli, e hapi bagazhin e veturës dhe nga aty nxori një shkop, shufër metalike, nuk dija saktësisht ka ishte, dhe me të iu drejtua kameramanit Arben Restelica, i cili ishte duke u bërë gati për transmetim direkt, dhe duke e lëshuar kamerën”, ka raportuar gazetarja.















