Fenomeni i keqpërdorimit të uniformës dhe stemës së UÇK-së, për të dëmtuar imazhin e UÇK-së, daton nga vitet 1997/98 e tutje.

Mediumi Demokracia.com, para pak javësh ka publikuar disa artikuj ku dëshmohet se si forcat shtetërore serbe përdorën uniformat e UÇK-së për të kryer krime e për t’i fajësuar shqiptarët. https://demokracia.com/raste-tronditese-si-ishte-keqperdorur-uniforma-dhe-stema-e-uck-se-per-te-demtuar-uck-ne/

Mediumi Demokracia, ka siguruar raportimin e gazetës Bujku, të datës 5 tetor 1998, ku kishte raportuar se si forcat serbe me uniforma të UÇK-së masakruan civilë shqiptarë. Me 26 shtator 1998, ushtria serbe kishte ndërmarrë një ofensivë të fuqishme mbi Poklek të Vjetër e në rreth ishin gjetur edhe Korretica e Epërme dhe Dobrosheci.

Me ofensivën e shtatorit mbi Drenicë, ushtria e policia serbe nëpër pyje, duke u maskuar dhe me uniformë të UÇK-së, masakruan civilë shqiptarë, që ditën kritike largoheshin nga shtëpitë e tyre ose ishin strehuar në male“, shkruante Bujku në 1998.

Në malet ndërmjet Korroticës së Vasilevës, në Dobrashec, Gllanasallë dhe në malet e Qyqavicës ishin masakruar 14 banorë të fshatit Galicë. Në Abri të Epërme u masakruan 18 gra e fëmijë dhe të moshuar, ndërsa në Krojkovë u masakruan tetë shqiptarë.

Më tutje, gazeta Bujku kishte treguar se si në fshatin Krojkovë, ushtria serbe kishte veshur uniformat e UÇK-së për të kryer krime.

Në fshatin Krojkovë, një grup i ushtrisë serbe kishte veshur rrobat e UÇK-së dhe kishte vrarë qytetarët civilë, të cilët bënin përpjekje të strehoheshin në pyllin e Kosmaqit“, shkruante Bujku më 5 tetor 1998.

Demokracia.com, vazhdimisht ka raportuar për inskenimet serbe për të demtuar imazhin e UÇK-së, para bashkësisë ndërkombëtare.

Po ashtu, në vitin 1998, policët serbë Staletoviq e Dimiq përdorën uniformat e UÇK-së për t’i dëbuar shqiptarët nga shtëpitë e tyre.

Në një intervistë të disa shqiptarëve të Bitisë së Poshtme, fshat afër Shtërpcës, të dhënë më 7 tetor 1998, ata i denoncojnë edhe me emra disa policë serbë të tjerë, të cilët kishin veshur uniformat e UÇK-së për t’i maltretuar, dëbuar dhe për t’i vënë flakën shtëpive të tyre. Rrëfimin e plotë mund ta gjeni këtu: https://demokracia.com/ne-1998-policet-serbe-staletoviq-e-dimiq-perdoren-uniformat-e-uck-se-per-ti-debuar-shqiptaret-nga-shtepite-e-tyre/?fbclid=IwAR2MzUElVU5ghHTQh7zhGvBHmDFcJ6pAgZbok9vyfV2QD156rYFL60Fkbms&mibextid=Zxz2cZ