Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Komuna e Prishtinës i ka dërguar njoftimin zyrtar për ndërprerjen e marrëveshjes për shfrytëzimin e hapësirës publike në Grand Hotel, duke e lidhur vendimin me reagimin ndaj gazetares Jeta Xharra.
Në një postim publik, Rama tha se reagimi i Xharrës nuk ka dhënë sqarime për, siç e cilëson ai, “çështjen thelbësore”, por përkundrazi ka ngritur edhe më shumë pikëpyetje.
“Deklarata se ‘e dimë kush është, por nuk e tregojmë’ është pikërisht ajo që e bën situatën edhe më shqetësuese. Nëse identiteti dihet, atëherë shtrohet një pyetje e thjeshtë: Kënd po e mbroni?”, ka shkruar Rama.















