Një vetaksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pouskë të Prizrenit, ku një 19-vjeçare ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar.

Njëri nga të lënduarit është dërguar për trajtim në QKUK, për shkak të lëndimeve të rënda.

Për gjendjen e tij ka folur drejtori i Emergjencës, Naser Syla.

“I kemi kryer të gjitha ekzaminimet e duhura. Gjendja është e rëndë, është me aparat me frymëmarrje të asistuar. Trajtimin do ta vazhdojë në MIQ”, deklaroi Syla.