Rreth 20 milionë euro shpenzime vetëm për 6-mujorin e parë të këtij viti. Ky është bilanci i shpenzimeve buxhetore të institucioneve kosovare vetëm për udhëtim, telekomunikim dhe derivate të naftës.
Një shpenzim i tillë astronomik, kryesisht për luks, po ndodhë derisa si ushtrues detyre i shefit të Qeverisë së Kosovës është Albin Kurti, ndonëse ky i fundit vite më parë sa ishte në opozitë kritikonte ish-qeveritarët për shpenzime të tilla të luksit, ndonëse me ardhjen e tij në pushtet vetëm se janë rritur shpenzimet e tilla.
Sipas raportit 6-mujor të buxhetit të këtij viti, shpenzimet e udhëtimit për periudhën janar-qershor të këtij viti kanë arritur në 5.36 milionë euro dhe janë për 2% më të lara se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Shpenzimet e telekomunikimit për këtë periudhë 6-mujore kanë arritur në rreth 2.65 milionë euro, ndërsa kulmi I shpenzimeve është arritur me derivatet e naftës, për të cilat janë paguar hiç më pak se 11.35 milionë euro vetëm për periudhën janar-qershor 2025, raporton FrontOnline.
Këto shifra kanë ngjallur reagime të ashpra nga deputetë dhe ekspertë të çështjeve ekonomike, të cilët kanë kritikuar Qeverinë për mungesë transparence dhe për rritjen e shpenzimeve të luksit në një kohë kur qytetarët po përballen me vështirësi ekonomike. Sipas tyre, kjo është dëshmi e qartë se pushteti aktual ka braktisur premtimin për ‘’qeverisje me duar të pastra’’.
Shpenzimet e luksit për periudhën janar-qershor 2025
Shpenzimet e udhëtimit
5.36 milionë euro (Janar-Qershor 2025)
Shpenzimet e telekomunikimit
2.23 milionë euro
Shpenzimet e telefonisë fikse
Derivatet
11.35 milionë euro














