Punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave, “Pastrimi” kanë filluar një protestë para Komunës së Prishtinës.

Të njëjtit kërkojnë që të takohen me kryetarin  e Prishtinës, Perparim Rama.

Ndërkohë, Rama ndodhet në një takim me përfaqësuesit e tyre të sindikatës.

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” më 14 maj ka ndërprerë grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë, për shkak të siç kanë thënë ‘mospagesës së borxhit nga Komuna e Prishtinës në vlerë prej dy milionë e shtatëqind mijë euro’.