Prokuroria Speciale ka konfirmuar se është duke zhvilluar një bastisje në katër lokacione. Aksioni ndërlidhet me dyshimet për tenderin multi-milionësh të ndërtimit të fabrikës për mbetje shtazorë në Ministrinë e Bujqësisë.

Ju njoftojmë se Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është duke zhvilluar bastisje në katër lokacione. Bastisjet po zhvillohen mbi dyshimet per Fabrikën për mbetje shtazore. Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet gjatë ditës”, ka thënë zëdhënësja e Speciales, Arbnora Luta për Gazetën Insajderi.

Bastisja pa ardhur pasi të hënën, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Naim Ismajli, ka denoncuar një skandal multi-milionësh që përfshin Ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, i cili, sipas tyre, ia ka dhënë me qira pronën publike, fabrikën e mbeturinave shtazore, kompanisë “LIP KS & IT SH.PK” për 20 vjet pa ankand publik.