Policia e Kosovës ka konfirmuar se kërcënimi për bombë në objektin e kuvendit kanë ardhur nga Serbia.

Sipas policisë, bazuar në hetimet e deritanishme, dyshohet se kërcënimet kanë ardhur për një numri të telefonit, i cili dyshohet se është nga Serbia.

“Lidhur me rastin e kërcënimit me mjet shpërthyes, të ndodhur sot në orët e paraditës në objektin shtetëror të RKS-së, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet e sigurisë, ka vazhduar hetimet intensive, me qëllim të ndriqimit dhe zbulimit të kërcënimit.”

“Bazuar në hetimet e deritanishme, dyshohet se kërcënimet kanë ardhur përmes një numri të telefonit i cili dyshohet se është nga Serbia”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, policia tha se në bashkëpunim me prokurorinë kompetente do të vazhdojë hetimet e mëtejme, duke marrur të gjitha masat hetimore, përfshire edhe komunikimet me partnerë ndërkombëtarë të sigurisë, për të lokalizuar mjetet dhe rrjetet e komunikimit që janë përdorur në këtë kërcënim.

Paraditën e sotme, pak minuta përpara se të fillonte seanaca e 42-të konstituive, deputetët u detyruan të largoheshin me shpejtësi nga hapësirat e kuvendit, pasi sigurimi i njoftoi për një alarm për bombë.

Policia reagoi menjëherë, duke e krijuar perimterin e sigurisë, ndërsa më vonë u vërtetua se alarmi për bombë ishte i rrejshëm.