Janë mbyllur 45-minutat e parë të ndeshjes së madhe, Shqipëri – Serbi, e cila po zhvillohet në “Air Albania”.
Pas pjesës së parë, rezultati është i barabartë – pa gola, shkruan “Gazeta Express”.
Kombëtarja shqiptare ishte skuadra më e mirë e kësaj pjese, duke rrezikuar në tri raste të ndryshme, por që në katërtin e humbi penalltinë.
Ishte Rey Manaj që dështoi nga pika e bardhë.
Fillimisht, Shqipëria rrezikoi me anë të Mario Mitaj, por që goditja e tij shkoi drejt në duart e portierit kundërshtar.
Rasti i dytë mbanë emrin e Qazim Laçit, por edhe goditja e tij, si e të parit, u prit nga Djordje Petrovic.
Për herën e tretë, Shqipëria rrezikoi me anë të Rey Manaj, por që goditja e tij përfundoi jashtë kornizës së portës.
Serbia e pati vetëm një gjysmërast, i cili përfundimin e pati në duart e Thomas Strakoshës.
45-minutat e parë përjetuan vetëm një ndërprerje të vogël, me Sasa Lukic që pretendoi se u godit në kokë në minutën e tetë, gjatë një këndoreje. Megjithatë, gjithçka u sqarua shumë shpejt.