Pjesëtarët e Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, kishin dhuruar gjak vetëm tre muaj më parë dhe pavarësisht angazhimeve të përditshme në terren, sërish iu përgjigjën thirrjes për të dhuruar gjak.
Me këtë veprim, ata treguan përkushtimin e tyre të vazhdueshëm për të qenë në shërbim të jetës dhe qytetarëve, duke dhuruar gjakun e tyre për ata që ndodhen në nevojë dhe që mund të shpëtojnë falë një pike gjaku.
Ky është një shembull që flet më shumë se fjalët – një akt solidariteti që duhet ndjekur nga të gjithë.