Kryetari i Komunës së Prishtinës ka vendosur t’i mbyll të gjitha vendpunishtet në kryeqytet nëse evidentohen shkelje, pas shembjes së një pjese të rrugës “Don Shtjefën Kurti”.

I pari i kryeqytetit tha se për shkak të gjendjes aktuale në terren dhe me qëllim të rritjes së sigurisë publike, sot në mëngjes ka ftuar drejtorët e Kryeqytetit dhe ka marrë vendim për krijimin e “Komisionit për Vlerësimin Emergjent të të GJITHA vendpunishteve në territorin e Kryeqytetit”

Ky komision, i përbërë nga ekspertë të fushës së

  • urbanizmit
  • inxhinierë të licencuar
  • përfaqësues të emergjencave, do të fillojë menjëherë inspektimet në të gjitha vendpunishtet aktive në Kryeqytet.

Pas pranimit të këtij raporti, dua të jem shumë i qartë:

Të gjitha vendpunishtet ku evidentohen shkelje apo probleme serioze të sigurisë do të mbyllen menjëherë!

Ato do t’i nënshtrohen një analize të detajuar institucionale, e cila mund të rezultojë deri në revokim të lejes së ndërtimit!

 Çdo inspektor komunal që nuk ka raportuar çfarëdo parregullsie në terren do të mbahet përgjegjës.

Ftoj të gjitha subjektet ndërtimore që të bashkëpunojnë plotësisht me institucionet dhe të respektojnë ligjin.” – shkroi Rama.

May be an image of text
May be an image of ticket stub, blueprint and text that says 'Identifikimii shkeljeve dhe rrezigeve menjehershme; Rekomandimii masave urgjente perfshire nderprerjen punimeve, dhe Hartim raporteve ditore dhe përfundimtare per Kryetarin Kryeqytetit Secila ekip mbikëqyrjes inspektuese perpilon raportin me rekomandime cili përmes Kryesuesit ekipeve përcjellet Drejtorisë Inspekcionit per ndërmarrjen veprimeve t mëtutjeshme Kryetarit Kryeqytetit njoftim. 8. vendim hyn Te drejtorite perkatese komunale dhe subjektet ndërtimore jane te obliguara ရင t bashkëpunojnë plotesisht komisionin dhe mundësojne qasje tẽ plote ne vendpunishte. fuqi ditën nënshkrimit DOREZOHET: Drejtorise Drejtorise Te ekipeve; Drejtorisë Inspekcionit; Transformimit; Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit Urbanizmit dhe Mjedisit; Siguri dhe Emergjenca, Qendres per sherbim me qytetare. kontratave; dhe KRYETARI KRYPQYTETIP Perparim'