CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 87

Një kamionetë është përfshirë nga zjarri në fshatin Balincë të Komunës së Malishevës.

Përveç dëmeve materiale, pasoja në njerëz nuk ka pasur.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj për Klankosova.tv, i cili bëri të ditur se incidenti ka ndodhur rreth orës 21:05.

“Rreth orës 21:05 Stacioni Policor në Malishevë është njoftuar se një automjet (kamionetë) ishte përfshirë nga zjarri në fshatin Balincë-Malishevë. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendngjarje si dhe njësia e zjarrfikësve. Zjarri është lokalizuar dhe përveç dëmeve materiale pasoja në njerëz nuk ka pasur”, tha Elezaj